Biznesmeni i pazakontë japonez Yusaku Maezawa, i cili ka prenotuar një vend në fluturimin e parë të organizuar nga Elon Musk të pasagjerëve drejt Hënës, ka humbur më shumë se 30 milionë dollarë në një seri lojërash të rrezikshme në tregun e aksioneve, transmeton TCH raportimete mediave të atjeshme.
Milioneri ishte në faqet e para të gazetave pasi tha se kërkonte një të dashur për ta shoqëruar në udhëtimin e parë të pasagjerëve drejt hënës. Por tani thotë se i vjen shumë keq që humbi më shumë se 30 milionë dollarë në tregun e aksioneve ‘Forex’.
44 vjecari biznesmen veshjesh, tha se ishte “verbuar” nga ndryshimet e paprashikueshme të çmimeve të aksioneve gjatë pandemisë së koronavirusit.
“Kam humbur 4.4 miliardë jenë [34 milionë euro] në një seri këmbimesh afatshkurtra aksionesh, diçka me të cilën nuk isha shumë i familjarizuar,” shkruante ai për 10 milionë ndjekësit e tij në Twitter duke shtuar se i vinte keq që nuk bëri diçka më me vlerë me paratë e tij.
Përdoruesit e Twitter kishin reagime të përziera ndaj rrëfimit të Maezaëa, teksa disa shprehnin simpati e të tjerë shpreheshin të shokuar nga shpërdorimi kolosal.
Maezawa është themelues i markës ndërkombëtare të veshjeve Zozo dhe këtë vit ai llogaritet se zotëron 3 miliardë dollarë.
Në janar Maezawa nisi fushatën e tij për të gjetur një vajzë që ta shoqërojë në udhëtimin për pasagjerë drejt hënës, me anijen kozmike të sipërmarrësit Elon Musk, SpaceX.
Edhe
Miliarderi japonez kërkon tetë persona për të udhëtuar bashkë drejt Hënës
Biznesmeni japonez i stilit tha se ndjehej “i vetmuar” prandaj dëshironte dikë që ta shoqëronte në udhëtimin një-javor në hapësirë në 2023.
“Jam 44 vjeç tani. Ndjenjat e vetmisë dhe zbrazëtisë kanë nisur të japin sinjalet. Mendoj vetëm për një gjë: Të vazhdoj të dua një grua”.
Kur ishte i ri milioneri kishte lënë universitetin për të krijuar një grup muzikor ‘rock’ dhe më pas bëri pasurinë e tij në tregtinë ‘online’.