Ish-boksieri i njohur amerikan, Mike Tyson, u bezdis nga një person në avion që po i fliste gjatë tërë kohës.
I riu, i quajtur Mike, thuhet se i kërkoi një “selfie” ish-boksierit, derisa ky i nervozuar u ngrit dhe filloi ta grushtonte pa pushim, shkruan “TMZ” të enjten.
I riu u pa më pas i gjakosur, e thuhet se doli nga avioni dhe u nis në drejtim të stacionit policor.
Raportohet se Mike Tyson ishte “jashtëzakonisht i dehur”, derisa pamjet u bënë virale në mediat online.
Tyson është një prej legjendave të boksit. Ai ka arritur të fitojë titullin e botës në peshën e rëndë me vetëm 20 vjet, gjë që nuk e ka arritur askush deri më tash. Por karriera e tij është përcjell edhe me telashe jashtë ringut.
-
Mike Tysoni godet me shuplakë Jake Paulin gjatë matjeve zyrtare
-
Mike Tyson impresionon tifozët gjatë stërvitjes së hapur para meçit me Jake Paul
-
Tysoni në gjendje jo të mirë shëndetësore
-
Tysoni synon rikthim në meçin e dytë në moshën 55-vjeçare
-
Fury dominon ndaj Makhmudovit, kërkon përballjen me Joshuan