Në qytetin Bunyol të Spanjës, është zhvilluar “lufta” tradicionale e domates. Mijëra njerëz morën pjesë në këtë festë tradicionale duke i hedhur njëri-tjetrit domate.
Organizatorët e festimit thanë se u hodhën 145 ton domate mbi të pranishmit, duke e shndërruar qytetin në një det me ngjyrë rozë dhe të kuqe, transmeton Shekulli.
Disa mbanin syze mbrojtëse dhe disa ndërtesa ishin të veshura me pëlhurë për të mbrojtur muret e tyre.
Festa e domates thuhet se ka filluar në vitin 1945 nga një mosmarrëveshje midis fshatarëve.
Kjo festë u ndalua për ca kohë gjatë viteve 1960 dhe gjatë diktaturës së gjeneralit Francisco Franco, por ajo u ringjall dhe u bë e njohur në të gjithë Spanjën në vitet 1990 dhe tani tërheq një numër të madh vizitorësh edhe nga jashtë vendit.
{gallery}
-
Franca e Spanja po përballen me zjarre masive, mijëra të evakuuar
-
Evropa në flakë
-
Zjarret dalin jashtë kontrollit pranë Madridit, mbi 65 mijë persona evakuohen në Spanjë dhe Francë
-
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve
-
Pija me domate dhe sojë mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit te personat obezë