Kapiteni i ekipit U14 të Galatasarayt ka humbur penaltinë me dashje për shkak se vlerësoi se i ishte dhënë pa të drejtë nga gjyqtarja.
Beknaz Alamzbekov është rrëzuar brenda 16-shit pa e prekur askush gjatë ndeshjes së tyre kundër Istanbulsporit, e gjyqtarja ka referuar penalti për të, por 13 vjeçari në vend se ta shfrytëzojë këtë mundësi për të shënuar, ai ka shutuar me dashje jashtë portës, për të treguar fair-play, transmeton koha.net.
Ekipi i tij Galatasaray, megjithatë ka arritur të fitojë 3 me 0 kundrejt Instanbulsporit.