Një veturë luksoze është braktisur në një kanal pasi shoferi humbi kontrollin dhe e nxori nga rruga.
Lamborghini Huracan Performante që kushton 270.000 funte u fotografua në Enfield, Londër, pranë fushës së trajnimit të ekipit të futbolllit Tottenham Hotspur.
Automjeti është në pronësi të Michael Hudsonit, manjati i bitcoinit dhe pronar i “Bitscocks”, platformë e kriptovalutave. Pasi vetura e tij përfundoi në kanal, Hudson kontaktoi me të famshmin Yianni Charalambous që të merrte Lamborghinin.

“Ne patëm një mëngjes të mirë, ky djalë është një legjendë absolute. Nuk kam asgjë përveç dashurisë dhe respektit për ty, faleminderit për ndihmën. I falënderoj të gjithë ata që më kanë shkruar e më telefonuan. Unë jam shumë mirë, dëmet e veturës nuk janë shumë të mëdha. Ndoshta do të postoj një video më vonë”, tha Hudson.
Vetura ishte braktisur në kanalin pranë shtëpisë së Hudsonit. Për këtë arsye, ai doli nga vetura pa pësuar asnjë lëndim dhe eci deri në shtëpi./oranews
-
Hyundai përplaset me Lamborghinin dhe vazhdon rrugën sipër tij
-
Britaniku shkatërron Lamborghinin vetëm 20 minuta pas blerjes
-
Policia e Turqisë pasurohet me supervetura milionëshe
-
Bugatti Centodieci, “bisha” e Ronaldos – janë vetëm 10 të tilla në botë
-
Çmimi dhe vetura luksoze e Ronaldos është e jashtëzakonshme