Një nënë e guximshme mashtroi një hajdut që kishte vjedhur një biçikletë nga djali i saj 12-vjeçar dhe madje arriti ta binte atë që ta sillte biçikletën në shtëpinë e saj.
Jemma Shaw, nga Cleethorpes, në verilindje të Lincolnshire në Angli zbuloi biçikletën e djali të saj që ishte për shitje në një faqe në Facebook 24 orë pasi ishte vjedhur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka treguar se djali i saj së bashku me një shok kishin shkuar në park, kur dy persona të tjerë i kishin vjedhur biçikletën afro 1 orë pasi kishin biseduar me minorenët.
Pasi pa biçikletën në shitje, ajo kontaktoi me hajdutët dhe u kërkoi që ta blinte kundrejt shumës që ata kërkonin nëse do ia sillnin në shtëpi.
E kur “tregtari” mbërriti në shtëpi me biçikletën me vete, ka kuptuar se kishte rënë në kurth, por ishte tepër vonë.