Universiteti i Exeterit në Angli do të ofrojë mundësinë për të studiuar mbi magjinë, historikun e saj dhe ndikimi në shoqëri e shkencë.
Programi njëvjeçar i masterit do të nisë në shtatorin e 2024-s, e siç ka raportuar BBC, lëndën do ta ligjërojnë akademikë me ekspertizë në histori, letërsi, filozofi, arkeologji, sociologji, psikologji, dramë e fe.
Universiteti ka bërë të ditur se është i vetmi që synon ta kombinojë studimin e historisë së magjisë me një gamë kaq të gjerë të lëndëve të tjera.
“Një rritje e interesimit së fundmi për magjinë dhe okultizmin brenda dhe jashtë akademisë është në qendër të pyetjeve më urgjente të shoqërisë sonë. Dekolonizmi, eksplorimi i epistemologjive alternative, feminizmi dhe antiracizmi janë në thelb të këtij programi”, ka deklaruar profesori Emily Selove, njëherit iniciues i drejtimit.
Ai ka shtuar se studimi i magjisë do t’i përgatisë studentët për karrierë në mësimdhënie, këshillim, mentorim pune në trashëgimi dhe muze, punë në biblioteka, turizëm, organizata arti dhe në industrinë botuese.
-
Po rritet numri i grave të reja që preken nga diabeti i tipit 2
-
Kërcimi salsa mund të ndihmojë në uljen e depresionit dhe ankthit te të rinjtë
- Çka po zgjedhim të studiojmë
-
Nxënës të 5-sheve dështojnë t’i zgjidhin detyrat e provimit për t’u pranuar në UP
-
Mbi 2 mijë maturantë në garë për 462 vende në Mjekësi