Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Macja që shet peshk në një treg në Vietnam kthehet në një “yll”

Si mundet një maçok tre vjeç të bëhet një yll në rrjetet sociale, brenda një kohe të shkurtër? Maçoku me emrin DOG, është bërë shitësi më i famshëm i peshkut në Vietnam.

Pronari i tij i ka dhënë për detyrë që të tërheqë klientë në një treg peshku, duke e veshur me kostume të vogla elegant dhe të rafinuar, transmeton abcnews.al. Fotografitë e tij kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, pasi maçoku ka hyrë tërësisht në rolin e tij të biznesmenit.

Sipas pronarit të tij, ai ka shumë të fejuara dhe këlyshë, dhe i pëlqen të pozojë për aparatet fotografikë si dhe të vishet me kostume. Që nga momenti që maçoku ka marrë përsipër të shesë peshk, pronari i tij pranon se të ardhurat janë shtuar dukshëm.