Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Macja gjigante 3D shfaqet në një nga tabelat më të mëdha në Tokio

Një mace gjigande 3D është shfaqur në një tabelë në Tokio, mbi një nga stacionet hekurudhore më të dendura aty.

E shfaqur në mesin e reklamave, macja e madhe duket si të jetë e gjallë në ekranin 1,664 metra katrorë. Tabela tregon macen gjigante që ecë përreth hapësirës mbi një ndërtesë.

Ajo shfaqet nga ora 07:00 deri në orën 01:00 dhe videoja ndryshon gjatë ditës. Macja fillon të zgjohet në mëngjes dhe në mesditë shihet të qëndrojë në këmbë dhe duke mjaullitur tek kalimtarët. Në mbrëmje shtrihet dhe bie në gjumë me kokën që i pushon në putra, shkruan CNN.

Macja ka tërhequr vëmendje të madhe, ndërsa po shpërndahet nëpër rrjetet sociale shumë e kanë cilësuar si “të lezetshme”.

Për ata që nuk mund ta shohin direkt, një nga kompanitë prapa kësaj ideje, ka filluar transmetimin online në Youtube ku shfaq lëvizjet e maces gjatë ditës.