Një qafore e re për një tjetër lloj të të bërit bujqësi.
Në jug të Anglisë, tufa prej rreth 10 lopësh është duke testuar qaforen që ka edhe çipin me GPS.
Qaforja nuk përdoret për të gjurmuar vendndodhjen e lopëve, por me të fermerët po synojnë që të eliminojnë gardhet fizike dhe të krijojnë gardhe virtuale.
Kjo është “Nofence”, aplikacion i parë i rrethimit virtual të kafshëve, ku ato kontrollohen nga qaforet GPS.
"Lopa që është brenda një kullose dhe ka një qafore të tillë, kur të afrohet tek kufiri i saj, do të dëgjojë një audio dhe ajo audio do të paralajmërojë kafshën që është jashtë zonës së saj të kullotjes dhe do të duhet të kthehet", ka thënë Synne Foss Budal, menaxhere e përgjithshëm e “Nofence”.
Ky është një demonstrim: krijohet një kufizim virtual dhe lopët marrin një paralajmërim audio, i cili intensifikohet ndërsa ato afrohen më afër kufirit.
Nëse nuk kthehen prapa, qaforja dërgon një puls elektrik, i cili është i krahasueshëm me një gardh elektrik.
Mesatarisht 3 për qind e kafshëve marrin një puls elektrik pas paralajmërimit zanor.
Qaforja ka bateri e cila rimbushet falë paneleve diellore të vendosura në secilën anë të pajisjes. Mund të mbushet edhe me rrymë kur ekspozimi në diell është shumë i ulët.
Çipi GPS mund ta lokalizojë kafshën brenda kufizimit virtual të kullosës dhe t'ia dërgojë atë informacion fermerit, falë kartës SIM të integruar në qafore.
Ky test është pjesë e një projekti bujqësor regjenerues të Knepp Estate, zonë që dikur ishte shtëpia e bujqësisë intensive.
3 mijë e 500 hektarë tokë tani janë në proces të rihapjes, në një përpjekje për të rritur biodiversitetin.
Në aplikacionin “Nofence mund të monitorohet pozicionin e lopëve dhe të shohë se sa shpesh ato kanë shkaktuar alarmin dhe pulset elektrike".
Në këtë aplikacion përdoruesi mund të vizatojë gardhet virtuale në imazhet satelitore.
Lopët ende po mësohen me teknologjinë dhe tash për tash janë në një zonë të rrethuar dyfish.
Prova e “Nofences” mund të shtrihet në pjesën tjetër të tufës, rreth 60 lopë të tjera, por tash për tash gardhi i përkohshëm elektrik po rezulton të jetë më i leverdishëm sa i përket kostos sesa teknologjia e re.
Kjo, pasi që me 1000 funte mund të rrethohet një zonë që mjafton për 100 krerë lopë, krahasuar me koston prej 250 funtesh për një qafore “Nofence”, e cila nuk përfshin abonimin vjetor nga 25 deri në 50 funte për qafore.