Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Llapjani ndjek shembullin norvegjez, fal mollët e tepërta

Ideja e qytetarëve norvegjezë që frutat tepricë t’i vënë në dispozicion për të gjitha ata që nuk i kanë, duket se u ka pëlqyer shumë llapjanëve.

Image

Këtë ide vendosi ta praktikojë edhe një profesor nga fshati Shajkovc i Podujevës, derisa disa qese me molla i vari jashtë oborrit, në mënyrë që kalimtarët të shërbehen me to, shkruan “Kultplus”.

Ky shembull kaq i mirë, sigurisht që është për t’u duartrokitur, ngase me to mund të furnizohen edhe skamnorët.

Image
Artikuj të ngjashëm