Një dyqan në Holandë është detyruar të kërkoj falje pasi kanë vë në shitje një libër për fëmijë në të cilin duhet ta ngjyrosësh diktatorin Adolf Hitler me një përshëndetje naziste.
Hitleri në veshjen e tij ka edhe emblemën ‘swastika’, gjë që ngjalli reagime nga ana e prindërve të fëmijëve që ua blenë këtë libër, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Kruidvat nga Shtëpia Botuese shprehu keqardhje për veprimin e tyre me ç’rast edhe thanë se ishte i paqëllimshëm.
Libri është botuar në Indi, por mbetet e paqartë pse është përfshirë edhe Hitleri në një libër për fëmijë.
Shitësit në Holandë u alarmuan vetëm pasi libri u shit dhe më pas ngjalli reagime nëpër rrjetet sociale, megjithatë libri nga sot nuk është më në shitje.
-
Inteligjenca Artificiale kthen tifozin gjerman në figurën e Hitlerit
-
Kanye West promovon bluzën me svastikë nazizte
-
“Adidas” ua ndalon tifozëve blerjen e fanellave me numrin 44 për shkak të simbolit nazist
-
Shtëpia ku lindi Hitleri tani do të shndërrohet në qendër policësh
-
Kanye West është i fiksuar pas Hitlerit, thonë njerëzit e tij të afërt