Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Lazër Stani: Si më pushuan nga puna pse u fejova me “mbesën e armiqve të partisë e popullit”

Gazetari Lazer Stani ka ndarë me miqtë në rrjetin social, Facebook, vendimin e pushimit të tij nga puna si redaktor te “Zëri i Rinise”, në vitin 1990.

Një vendim që sot duket absurd, vetëm pse Stani ishte fejuar me shkrimtaren Luljeta Lleshanaku.

Ajo cilësohej nga regjimi si “mbesa e armiqve të betuar të popullit dhe partisë”.

“Këtë regjim kishim në tetor të vitit 1990. Se çfarë ndodhi më pas do ta tregoj herë tjetër…” shkruan Stani.

Image