Viti i kaluar ka ndryshuar vendin e parë sa i përket turizmit. Spanja duket se ka pasur një vit mbresëlënës sa i përket turizmit, me afro 80 milionë vizitorë – duke kaluar Italinë, e cila tradicionalisht e ka pasur vendin e parë.
Sipas gazetës madrilene “Pais”, nga janari deri në dhjetor të vitit të kaluar në Spanjë pati 79.85 milionë turistë të huaj. Kjo është 0.8% më shumë se në vitin 2019, një vit rekord për sektorin e turizmit në nivel global.
Turistët, përveç numrit rekord, mundësuan edhe të ardhura rekord nga turizmi në Spanjë. Ata shpenzuan 101 miliardë euro deri në dhjetor, që është 24% më shumë para se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është madje 17% më shumë se në vitin 2019, gjë që konfirmon se kjo industri është shtytësi i ekonomisë spanjolle.
Krahas kësaj, ka pasur rritje të interesit të turistëve edhe në muajt kur ky vend nuk është veçanërisht i popullarizuar në mesin e turistëve, gjë që konfirmon vendosmërinë e autoriteteve spanjolle për t'u bërë destinacion për të gjitha stinët.
Nëntori i vitit 2023 pati numrin më të madh të turistëve të huaj, pas muajit tetor, i cili përsëri theu rekorde. Turistët po zgjedhin Spanjën edhe jashtë sezonit të verës, duke eksploruar ofertën e larmishme turistike të këtij destinacioni, nga gastronomia, përmbajtjet kulturore dhe historike e deri te atraksionet natyrore.
-
Turizmi botëror kthehet në nivelin parapandemik, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të madhe
-
Shqipëria, destinacioni turistik që pritet të jetë në trend në vitin 2027
-
Spanja me mbi 163 mijë vende pune të humbura vetëm në gusht
-
Eklipsi diellor shtrenjton Evropën, rriten çmimet e hoteleve
-
Bonus rekord për futbollistët e Spanjës në rast të triumfit