Kuriozitet

Ky uebsajt krijon fytyra të njerëzve që nuk ekzistojnë

Foto: YouTube

Nëse vizitoni uebsajtin “This Person Does Not Exist” (“Ky person nuk ekziston”), do të shihni një portret të thjeshtë. Nëse rifreskoni faqen, duke klikuar F5 në tastierë, do të shfaqet një tjetër fytyrë. Megjithatë, këta njerëz nuk ekzistojnë në botën reale, shkruan ctvnews.

Ky uebsajt, i cili është krijuar nga një inxhinierë i Uberit që merret me softuerë, përdor një algoritëm të komplikuar të inteligjencës artificiale (AI) të zhvilluar nga kompania amerikane e teknologjisë – NVIDIA Corporation, transmeton Koha.net. Ata e quajnë “Generative Adversarial Network” (“Rrjeti Gjenerues Rivalizues”), ose shkurt GAN. Ishte trajnuar duke përdorur dhjetëra mijëra foto nga interneti.

“GAN-i mëson të gjenerojë imazhe tërësisht të reja të cilat imitojnë pamjen e fotografive reale”, ka sqaruar NVIDIA përmes një videoje, të cilën mund ta shikoni më poshtë.

Fytyrat e gjeneruar në këtë uebsajt vijnë në të gjitha format, ngjyrat, gjinitë dhe moshat. Dhe disa prej tyre duken me të vërtetë shumë reale.