Një video e realizuar në Bullgari po shpërndahet shumë në rrjetet sociale.
Në tentativë për të shpërndarë turmën e protestuesve, një oficer policie hodhi gaz lotsjellës, por aksidentalisht e drejtoi nga kolegët e tij. Në video shihet momenti kur punonjësit e policisë po pastrojnë fytyrën dhe sytë me ujë pas hedhjes së gazit lotsjellës.
Protesta e qytetarëve në Bullgari po zhvillohej në Sofje jashtë Parlamentit. Protestuesit u organizuan nëpërmjet mediave sociale dhe thuhet se kërkojnë referendum kombëtar për të ndryshuar qeverinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjeorgjiania goditet me ujë ndërsa valëvit flamurin e BE-së
-
Në Belgjikë topa uji dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve
-
Migrantët u gjuajtën me gaz lotsjellës në kufirin polak
-
Përplasje të dhunshme në Beograd, teksa protestat kundër qeverisë hyjnë në ditën e tretë
-
Policia në Los Angeles hedh gaz lotsjellës ndaj turmave