Eric Adams, kryetari i zgjedhur për qytetin e New Yorkut, ka thënë se do të donte tre çeqet e para të pagesës në bitcoin.
Ish-kapiteni i policisë u zgjodh këtë javë për të marrë detyrën në fund të mandatit të kryebashkiakut Bill de Blasio në janar.
Adams ka thënë në mediat sociale se donte të sinjalizonte synimin e tij për ta bërë New Yorkun "qendrën e industrisë së kriptomonedhave".
Vlera e bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, ka qenë shumë e paqëndrueshme, që kur u krijua në vitit 2009.
Komentet e Adamsit duket se janë një përpjekje të bashkimit me kryetarin e Miamit, Francis Suarez, i cili tashmë kishte thënë në mesazhin e tij në Twitter se do të merrte pagesën e parë në bitcoin, pasi të rizgjedhej.
Edhe
Bitcoini arrin në 106,000 dollarë
Suarez ka thënë tashmë se do të dëshironte të krijonte Miamin si qendër për inovacionin e kriptomonedhave.
Adams rriti aksionet duke kërkuar pagën e tre muajve në kriptomonedhë.