Justin Trudeau ka marrë vëmendjen të premten mbrëma kur në Forumin ekonomik botëror u shfaq në një debat derisa kishte të mbathur çorape ngjyrë vjollcë në të cilat ishin të vizatuara disa shota.
Kryeministri kanadez çorapet i kishte të mbathura derisa po diskutonte me fituesen e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, transmeton Koha.net.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri kanadez përfundon takimet derisa ka të mbathura çorape me figura të ndryshme. Muaj më parë ai në një takim ishte shfaqur derisa kishte të mbathur çorape me personazhe të Star Warsit.
