Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Konkurrenti në një kuiz në Islandë demolon studion pasi ekipi kundërshtar fitoi

Konkurrenti i shfaqjes televizive Islandeze "Gettu Betur", reagoi mjaft dhunshëm kur skuadra kundërshtare me një avantazh milisekondësh iu përgjigj saktë pyetjes, e cila rezultoi në disfatën e ekipit të tij.

Inati i pakontrolluar në studio u bë një hit viral në rrjete sociale derisa një video po qarkullon në Twitter tregon të riun fillimisht duke hedhur një gotë ujë në sheshxhirim, më pas duke shembur banakun dhe duke ikur nga skena.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prezantuesja e emisionit Kristjana Arnarsdottir, e tronditur u përpoq të vazhdonte me programin dhe më pas vazhdoi me një bllok marketingu.