Koleksioni më i madh i uiskit pritet të dalë në shitje në një shtëpi ankandesh që beson se ky koleksion privat do të arrijë çmimin deri në tetë milionë funte.
Më shumë se 3 mijë e 900 shishe të një uiski të rrallë, kryesisht Skotch, përbëjnë koleksionin që me dekada të tëra e ka mbledhur biznesmeni amerikan Richard Gooding.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE familja e tij ka vendosur që ky koleksion në vitin 2020 të shitet përmes një ankandi online, transmeton KTV.
{gallery}
Shtëpia e ankandeve të uiskit në Perth të Australisë, ka deklaruar se kurrë më parë nuk është shitur një koleksion i tillë.
“Presim që të ketë interesim shumë të madh. Deri më tani në botë nuk ka pasur një koleksion kaq të madh. Janë mijëra shishe që pritet të arrijnë çmimin nga 7 deri në 8 milionë funte”, ka thënë Iain McClune, nga shtëpia e ankandeve.
Pjesë e këtij koleksioni janë disa shishe shumë të moçme që datojnë nga viti 1926.
Në muajin tetor, një shishe e njëjtë ishte shitur për 1.5 milionë funte.