Wendy Suen ka hyrë në Librin e Rekordeve Guiness për koleksionim të 'globave’ të borës, dekore për stinën e dimrit. Ajo ka në pronësi 4.238 të tillë, derisa dhoma e saj është stërmbushur.
50-vjeçarja nga Shanghai i Kinës rekordin e kishte thyer në vitin 2005 ku kishte grumbulluar 904 kësi lloj dekoresh, derisa kishte shtuar atëherë se numrin do ta rriste.
"Kudo që shoh një 'glob' që nuk e kam dhe përshtatet me kriteret e mia, më duhet patjetër ta posedoj", deklaroi ajo.
Suen tha se ka shpenzuar rreth 165 mijë dollarë, duke shtuar se më i shtrenjti është një glob i projektuar nga Louis Vuitton, që ka kushtuar 9.900 dollarë.
Artikuj të ngjashëm