Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kinezi shtriu ulësen e trenit, gjobitet me afro 500 dollarë

Debati i vazhdueshëm nëse është e pranueshme të shtrish ulësen gjatë udhëtimit ka marrë një kthesë në provincën Hunan të Kinës, pasi një burrë u gjobit për shkak se e shtriu atë në një tren.

Dokumentet e gjykatës të lëshuara në nëntor habitën të gjithë, për shkak të një incidenti të marsit 2022, në të cilin një studenti universiteti, i identifikuar vetëm me mbiemrin e tij, Wang, iu dëmtua laptopi ndërsa ishte në një tren për në qytetin e Wuhan.

Wang kishte përdorur kompjuterin e tij të blerë së fundmi në një tavolinë të palosshme të ulëses kur burri i ulur përpara, i quajtur Liu, u shtri - drejt në laptopin e Wang, duke e thyer ekranin, raportoi CNN-i.

Pasi e rregulloi laptopin e tij, Wang më pas e paditi Liun për 685 dollarë për të mbuluar shpenzimet e riparimeve dhe të udhëtimit deri në një stacion policie për të raportuar incidentin.

Gjykata Popullore e Qarkut Xiangyin në Hunan vendosi që të dyja palët ishin pjesërisht përgjegjëse për atë që ndodhi. Sipas gjykatws, Liu ishte 70 për qind fajtor sepse ai e shtriu ulësen e tij, dhe Wang 30 për qind sepse ai duhej të ishte më i kujdesshëm.

Edhe Paditen dy linja ajrore që shitën “ulëse afër dritares”, por që dolën pa dritare Botë Paditen dy linja ajrore që shitën “ulëse afër dritares”, por që dolën pa dritare

Si rezultat, Liu u urdhërua të paguante 478,15 dollarë, apo 70 për qind të shumës për të cilën Wang e paditi.

Në vendimin e saj, gjykata theksoi se në tren ishin postuar njoftime që u kujtonin njerëzve të kishin kujdes me pasagjerin pas tyre përpara se të shtrinin ulësen.