Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kërkohet që të ndalet përdorimi i mushkave nga turistët në Santorini

Mushkat e Santorinit në Greqi renditen në mesin e burimeve të këtij destinacioni mjaft të pëlqyer turistik të Cyclades (Kikladhes) do të mbrohen nga shfrytëzimi abuziv, njoftoi sot bashkia, e shqetësuar për të shmangur një anti-reklamë ndaj këtij ishulli.

Në një komunikatë të shpërndarë sot, Komuna njoftoi se ka mbledhur personat të cilët kujdesen për mushkat dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve për të garantuar ”respektimin e të drejtave dhe mirëqenies së mushkave”, të cilët kryejnë transportin e turistëve nga porti drejt kryeqendrës së ishullit, Theras, që ndodhet disa qindra metra më lart, përcjell ata.

Ky konsultim mes palëve erdhi pasi disa aktivistë në mbrojtje të kafshëve të cilët manifestuan dje në port u dhunuan nga pronarët e mushkave.