Katër gjahtarë ilegalë janë arrestuar në Ugandë pas vdekjes së një gorille të rrallë.
Gorilla, e njohur si Rafiki, që do të thotë “shok” në gjuhën “swahili”, ka qenë pjesë e grupit të famshëm të gorillave, Nkuringo, që jeton në një park kombëtar shumë të popullarizuar për turistët.
Rafiki është raportuar i zhdukur më 1 qershor, sipas komunikatës së Autoritetit të Ugandës për kafshë të egra. Kërkimi për të është bërë ditën tjetër, ndërsa trupi i është lokalizuar në brendi të parkut.
Një raport pas vdekjes ka zbuluar se Rafiki ishte i lënduar me një pajisje të mprehtë në abdomen dhe në organe të brendshme. Një person u arrestua më 4 qershor, pasi iu gjetën pajisje gjuetie.
Ai pranoi vrasjen e Rafikit, por tha se e bëri këtë në vetëmbrojtje. Ka treguar se ka shkuar në gjah me disa persona tjerë dhe se kanë takuar grupin e gorillave.
Edhe
14 të vdekur pasi rrufeja goditi një kishë në Ugandë
Tani katër personat po presin gjykimin, por nuk dihet se cilat janë akuzat ndaj tyre.
Në kohën kur Rafiki vdiq, grupi Nkuringo kishte 17 gorilla.