Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kapet momenti kur një familje balenash hidhet njëherësh në ujë

Një familje që po peshkonte në brigjet e Massachusetts në SHBA filmoi momentin e rrallë kur një tri balena u hodhën njëherësh në ujë.

Robert Addie deklaroi se po peshkonte me vajzat dhe dhëndrin pranë zonës Provincetown, kur nisi filmimin e balenave masive, shkroi Upi.

Balenat u hodhën në ujë njëherësh, ndërsa pas pak edhe një balenë e vogël bëri këtë lëvizje.

“Kam qenë në ujë për një kohë të gjatë. Kam punuar dhe peshkuar në Alaskë si i ri dhe kam parë shumë balena. Do t'ju them se s'kam parë një treshe të sinkronizuar si kjo, deklaroi Addie.

Ndërsa shkencëtari i ujërave, Philip Hamilton, ka shtuar se balenat e kryejnë këtë lëvizje, por është e rrallë.