Katër kangur të quajtur Ross, Rachel, Joey dhe Chandler janë disa nga kafshët ekzotike që jetojnë në Teksas pasi u shpëtuan nga një kopsht zoologjik buzë rrugës.
“Shoqëria Humane” shpëtoi më shumë se 200 kafshë nga kopshti zoologjik Saint-Édouard në Quebec, Kanada, në vitin 2019.
Vendi ku mbaheshin kafshët ishte i errët, i mbushur me rrjeta merimangash dhe me pluhur e erë të keqe. Operacioni i shpëtimit zgjati tre muaj dhe aspekti ligjor për t’u gjetur shtëpi zgjati edhe më shumë, shkruan ABCNews.
Kur “Black Beauty Ranch” mirëpriti kangurët e emëruar sipas serive të famshme “Friends”, ishin vetëm tre: Ross, Rachel dhe Joey.

Artikuj të ngjashëm
-
Kopshti zoologjik në SHBA del me një kërkesë të çuditshme për publikun
-
Kanguri arratiset nga kopshti zoologjik në Tajlandë
-
Kafsha misterioze kapet në Teksas, dalin pamjet
-
Qeni shpëtohet nga rrënojat 23 ditë pas tërmetit në Turqi
-
Momenti kur katër kuaj nxirren nga një pellg, kishin rënë derisa po ecnin mbi akull