Dick dhe Jeannine Adey janë të martuar për 53 vjet.
Mirëpo, pesë vjetët e fundit kanë qenë më të vështirat kur Jeannine, tani 71-vjeçare, u diagnostikua me demencë.
“Kam qarë për ditë të tëra dhe askush nuk më kuptonte. Nuk mbaja mend askënd dhe nuk mund të bëja asgjë”, ka thënë ajo.
Bashkëshorti është bërë kujdestari i saj i përhershëm.
“Krejt këtu jemi me partneret tona dhe kujdesemi 24 orë në javë. Nuk është punë e lehtë. Por, nuk do ta ndërroja me asgjë”, ka thënë ai.
Çifti ka zbuluar miqësi të reja dhe po ndihmohet në kafenenë e demencës, grup përkrahës në Queensland të Australisë.
Në këtë kafene bëhet thirrje për më shumë të qeshura dhe lidhje gjatë një kafeje apo çaji.
“Kemi zbuluar se këtu kemi shumë ngjashmëri në atë se çfarë ndodh me të prekurit nga kjo sëmundje”.
Shoqërimi në këtë kafene i ka ndihmuar Jeannines që t’i kthehet humori.
Noosacare, kompani që kujdeset për të moshuarit, ka hapur kafenenë për të përmirësuar nivelin e shoqërimit për ata që jetojnë me demencën.
“Kanë një vend për të biseduar, bërë pyetje dhe të ndihen të sigurt kur bëjnë pyetje, sepse kalojnë një periudhë të vështirë në jetën e tyre”.
Ekspertët kanë vlerësuar se pa ndonjë arritje mjekësore, numri i njerëzve me demencë pritet të jetë mbi 1 milion deri në vitin 2060.
Përkrahësit e idesë shpresojnë se koncepti i kafenesë kundër demencës të përhapet në krejt Australinë.