Një skenë e papritur për Jean Claude Juncker gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin sllovak, Robert Fico, në Bruksel.
Presidenti i Komisionit Europian ishte duke përfunduar konferencën, kur dëgjohet zilja e celularit të tij.
I bindur se nga ana tjetër e aparatit ishte bashkëshortja, ka refuzuar telefonatën. Por duke kontrolluar numrin, e kuptoi se ajo që e kërkonte ishte kancelaria gjermane, Angela Merkel, transmeton Shqip.
Këtë e bëri të ditur vetë presidenti i Komisionit Europian, i cili pak në siklet, ka pohuar para gazetarëve: “No, it was Mrs Merkel!” (“Jo, ishte zonja Merkel!!”).
Juncker më pas nisi të qeshë, duke shkaktuar ilaritet mes të pranishmëve për episodin e pazakontë.
-
Gruaja i bën gjëmën, Junckerin e merr në telefon gjatë konferencës
-
Merkel, pasardhëse e Junckerit?
-
Juncker numëron sukseset e gabimet në përfundim të mandatit si president
-
Merkeli e ka të vështirë t’ia sqarojë 101-vjeçares se nuk është gruaja e Macronit
-
Jean-Claude Juncker humb bilancin në samitin e NATO-s