Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Jugkoreanët ndalojnë “këngët e shpejta” në palestra, shkak përhapja e koronavirusit

Koreja e Jugut ka marrë vendim që palestrat e kryeqytetit të mos lëshojnë muzikë me tempo më të lartë se 120 “ritme”, që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Siç raporton BBC, pos saj, edhe pajisjet për vrapim do të kufizohen në rreth 6 kilometra. Autoritetet shëndetësore këto masa i kanë arsyetuar duke thënë se “do të parandalojnë njerëzit të marrin frymë më shpejt, apo të mos krijojnë djersë”. Pos këtyre, personave që shfrytëzojnë sallat e sportit u është ndaluar përdorimi i dyshit në këtë hapësira.

Jugorët kanë pësuar një shpërthim të koronavirusit kohëve të fundit.