Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Japonezi që jetoi qe 29 vite vetëm në një ishull, rikthehet në vendlindje

Për afër 30 vitesh, Masafumi Nagasaki ka jetuar gati në izolim total.

Tani, 82 vjeçar, Nagasaki është hequr nga shtëpia e tij pasi u bë vullnetarisht njeriu që ka jetuar i vetëm më së gjati që është regjistruar ndonjëherë.

Për dekada me radhë, ai ishte banuesi i vetëm i ishullit Sotobanari të Japonisë, i cili shumë rrallë edhe nga peshkatarët vizitohet për shkak të rrymave të rrezikshme që e rrethojnë atë, transmeton koha.net.

Alvaro Cerezo, i cili udhëton botën për të dokumentuar vetmitarët si Nagasaki, ka raportuar për këtë në ueb faqen e tij Docastaway.

Cerezo ka kaluar 5 ditë me japonezin vetmitar para se largohej nga aty.

Edhe Tsutomu Yamaguchi - i mbijetuar dy herë nga bombat atomike Kuriozitet Tsutomu Yamaguchi - i mbijetuar dy herë nga bombat atomike

Cerezo ka treguar për Japonezin se: “Dikush e pa atë në ishull dhe dukej se ai nuk ishte në gjendje të mirë. Ata kanë thirr policinë e ata e rikthyen atë në civilizim dhe kjo ishte e gjitha. Ai as nuk mund të luftonte për tu rikthyer pas në ishull, pasi ishte i dobët. Ata nuk do ta lejonin atë”.

“Shëndeti i tij ishte i mirë, ai thjesht ishte sëmurë apo ishte me grip (kur ai u largua nga ishulli) por ata nuk do të lejojnë atë të që të rikthehet, ai nuk mund të shkoj më atje, ka marrë fund kjo”.

Nagasaki më parë ishte fotograf e madje drejtoi një klub në Niigata por “atij nuk i pëlqente të fliste për të kaluarën e tij”, thotë Cerezo.

Ai vendosi që ta bëjë gati çantën e tij e të vendosej në Sobotanari, që do të thotë: “Ishull i largët” në dialek lokal.

Edhe Surfisti 90-vjeçar nga Japonia po e mahnit gjithë botën Sport Surfisti 90-vjeçar nga Japonia po e mahnit gjithë botën

Ai që nga viti 1989 jeton i vetëm me ligjet e natyrës në këtë ishull në vetëm 1000 metra katrorë e i cili nuk ka ujë natyral.

{gallery}