Për çdo vit, Travel + Lesure lanson një listë me renditje të hoteleve, qyteteve, linjave të anijeve të udhëtimit, ishujve e kategori të tjera të udhëtimeve dhe zgjedh disa si “më të mirat në botë”.
Gjatë këtij viti, ishulli Palawan i Filipine është zgjedhur si më i mirë në botë për 2017-ën, transmeton koha.net.
Renditja është bazuar në rezultatet e një sondazhi me lexuesit, ku udhëtarët vlerësojnë përvojat e tyre të udhëtimit.
Këta janë 10 ishujt më të mirë në botë, sipas vlerësimit të udhëtarëve:

10 – Bali – Indonezi

9 – Hvar dhe ishujt në Dalmate – Kroaci

8 – Ischia – Itali

7 – Kauai – Hawaii

6 – Maui – Hawaii

5 – Santorini – Greqi

4 – Ishujt Galapagos - Ekuador

3 – Ishull Boracay – Filipine

2 – Hilton Head – Karolina e Jugut

1 – Palawan – Filipine