Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ishulli i vogël me paranë gjigante

Me të mbërritur në ishullin Yap të Mikronezisë, edhe vizitori më trim pushtohet nga ndjenja e pashmangshme e frikës.

Fluturimi i vetëm i ditës përfundon në pyjet e dendura, moçalet e zeza, lagunat e cekëta dhe në një nga malet e thella, që të gjitha të rrethuara nga shkëmbinj gjigantë, shkruan sot “Koha Ditore”. Mirëpo habinë më të madhe nuk e përbëjnë këto skena idilike dhe as përshëndetjet e vajzave yapeze të veshura me funde tradicionale të punuara prej gjetheve të hibiskusit. Habia më e madhe ndodh kur ju shfaqen përpara copëzat gjigante të parave gurë.

Me qindra këso disqesh të pazakonta gurësh, të madhësisë së një njeriu, janë të shpërndara kudo përreth ishullit; disa përpara të pakta hoteleve të ishullit e të tjerat të rreshtuara në varg përpara një plazhi apo një pylli të thellë.

{gallery}

Madje këtu secili fshat e ka bankën e vet të parave gurë, ku copëzat që janë tepër të rënda për t’u lëkundur prej vendi ekspozohen në “malal” (fushat e vallëzimit) ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)