Në veri të planetit, pikërisht në Longyearbyen të Norvegjisë, gjendet një magazinë e vërtetë, në të cilën ruhen 400 milionë fara, praktikisht i gjithë biodiversiteti i botës, i mbrojtur nga kërcënimi bërthamor, tërmetet dhe sulmet terroriste.
Në fillim, ideja e një magazine të tillë në zonën e Arktikut dukej si e dalë nga një film fantashkencë.
Por tetë vjet pas inaugurimit, Svalbard Global Seed Vault ka marrë nga Siria kërkesën e parë për tërheqjen e farave.
Svalbard ndodhet në zonën ku kalon paraleli i 78, njëmijë km nga Poli i Veriut.
Është një grumbull ishujsh që shpesh nuk figurojnë as në hartë.
Edhe
Vendet e ftohta nordike kaplohen nga një valë e pazakontë e të nxehtit
Zona është një hapësirë pa pemë dhe pa insekte, ku dielli nuk perëndon nga prilli në gusht dhe dimri zgjat 155 ditë, pa parë dritën e diellit.
Dymijë banorët e zonës lëvizin të armatosur, një masë kjo e përcaktuar me ligj, për t’u mbrojtur nga arinjtë polarë.
Të gjitha vendet e botës kanë dërguar këtu fara të bimëve që rriten në vendet e tyre, nga Koreja e Veriut te SHBA-të, nga Mongolia te Gjermania.
Të fundit në rendin kronologjik janë delegacionet e Perusë dhe Kosta Rikës.
Edhe
Osloja shndërrohet në galeri shumëngjyrëshe të grafiteve
Tashmë shifrat e magazinës norvegjeze mund të habisin shumë njerëz.
Janë mbi 850 mijë varietete farash, 500 ekzemplarë për secilën, të cilat ruhen në temperaturën minus 18 gradë./dita