Duke u larguar nga tradita, një baba në Indi organizoi festë që njihet si “baraat”, (kremtë që zakonisht mbahet për dhëndrin) për ta mirëpritur vajzën e tij në shtëpi pas divorcit.
Gjesti inkurajues i Prem Guptas sfidoi normat shoqërore që rrethonin divorcin dhe dërgoi mesazh të fuqishëm dashurie dhe mbështetjeje, ka raportuar “The Economic Times”.
Një video që kap këtë ngjarje u shpërnda nga vetë Prem Gupta në rrjetin social Facebook. Ai ka theksuar çmueshmërinë e vajzave dhe nevojën për të qëndruar pranë tyre gjatë kohëve të vështira.
Videoja tregon familjen e gruas duke festuar kthimin e saj me brohoritje, fishekzjarre, duartrokitje dhe përqafime të ngrohta. Kjo video inkurajuese ka mbledhur mbi 12,000 shikime në Facebook, shumë pëlqime dhe komente pozitive nga njerëz që lavdërojnë gjestin e babait dhe ofrojnë urimet më të mira për vajzën për fillimin e ri.