Kuriozitet

India prezanton dronët e rinj

Në bazën ajrore Hindan në Uttar Pradesh janë prezantuar dronët e prodhimit vendor, raporton “AP”.

Federata e Dronëve të Indisë dhe Forcat Ajrore Indiane kanë organizuar këtë ngjarje për të promovuar mjetet ajrore pa pilot dhe për të shfaqur teknologjitë e reja të dronëve, si për përdorim civil ashtu edhe për mbrojtje.

Ayaan Autonomous Systems ka zhvilluar dronë që mund të funksionojnë si grup për qëllime ushtarake ose të sigurisë.

Sipas Rational Stat - një firmë e inteligjencës së tregut në Nju Delhi - tregu i dronëve në Indi pritet të rritet me 18 për qind në vit deri në vitin 2028.

Tregu indian i dronëve arriti në mbi 1 milion dollarë amerikanë në vitin 2022.

Edhe pse shumë njerëz i lidhin automatikisht dronët me luftën, ata mund të kenë gjithashtu funksione paqësore.

Ata mund të përdoren për bujqësi, xhirime, zjarrfikje, operacione shpëtimi dhe transportimin e pajisjeve mjekësore.