Mund të ketë tingëlluar absurde, kur në nëntor të vitit të kaluar doktorët në Kinë vendosën të mbjellin një vesh artificial në dorën e një burri që kishte humbur veshin e tij. Në këtë mënyrë pasi veshi të zhvillohej ata do ta bartnin aty ku kishte qenë veshi i vërtetë.
Por sado absurde të ketë tingëlluar, doktorët ia kanë arritur ta modelojnë veshin me anë të printimit 3D duke përdorur një nga brinjët e pacientit, shkruan KP.
Përgjatë një operacioni që zgjati 7 orë këtë javë, doktorët larguan veshin nga dora e pacientit dhe e transplantuan atë në anën e majtë të kokës së tij.
Ky vesh artificial do të jetë në gjendje t'i kryejë të gjitha funksionet që një vesh normal parashihet të kryejë.
Artikuj të ngjashëm
-
Spanja realizon transplantin e parë të fytyrës në botë
-
Implanti në tru që shndërron mendimet në fjalë
-
Teknologjia për krijimin e dhëmbëve në laborator mund të bëhet realitet brenda 20 vjetëve
-
Kirurgut iu bart kanceri nga pacienti në një rast të paprecedent
-
Terapia gjenetike po u rikthen dëgjimin fëmijëve të shurdhër