U dërgua me urgjencë në spital pasi dyshonte se ishte helmuar nga ushqimi, por në të vërtetë situata e tij ishte shumë herë më e rënë.
Maksud Khan, 35 vjeç, u dërgua në një spital në Madhya Pradesh të Indisë me dhimbje barku, por doktorët i gjetën në stomak 263 monedha dhe rreth 100 gozhda dhjetëra brisqe dhe sende të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKirurgët nuk humbën kohë dhe reaguan menjëherë duke realizuar ndërhyrjen kirurgjikale duke hequr 7 kilogramë lëndë të huaj nga stomaku i pacientit.
“Pacienti ka paqëndrueshmëri mendore. Askush tjetër nuk do ta bënte një gjë të tillë. Ai punonte me një triçikël që transportonte mallra dhe shpesh gëlltiste monedha që i jepeshin nga klientët e tij”, thanë mjekët, përcjell tch. Ndërkohë, të afërmit thanë se ai kishte rënë në depresion.
Mjekët u shprehën se operacioni është kryer në momentin e duhur pasi gozhdët kishin shkaktuar gjakderdhje dhe po ja vinin jetën seriozisht në rrezik 35-vjeçarit, i cili tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
{gallery}