Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gruaja gjen djalin që e dha për adoptim para 33 vjetësh

Një nënë është ribashkuar me djalin e saj të cilin e la në një qendër birësimi 33 vjet më parë me shpresën se do të gjente një shtëpi më të mirë.

Melanie Pressley kaloi më shumë se tre dekada duke u pyetur për djalin që e vendosi për birësim. Ajo tha se pyetjeve të saj më në fund u dha përgjigje kur mori një test ADN-je nga “23andMe”, i cili sugjeroi një ngjashmëri gjenetike me djalin e saj të - Greg Vossler.

Pressley lindi Vosslerin më 1988 në moshën 18 vjeçare në Kantonin e Ohajos. Duke mos qenë në gjendje të kujdeset për të financiarisht, ajo gjeti një agjenci birësimi që më vonë do t’ia gjente një familje me dy prindër atij, shkruan FoxNews.

Gjithçka që i mbeti Presleyt ishte një fotografi e vetme e djalit të saj të porsalindur që nga dita pas lindjes së tij.

Vossler, ndërkaq mësoi se ishte birësuar në fëmijëri dhe u rrit duke pyetur për origjinën e tij.

Pasi u bë baba vetë, ai zgjodhi të bënte një test ADN-je më 2018 për të mësuar rreth gjenetikës së tij.

Edhe Të birësuarit ndërkombëtarë nga Koreja e Jugut kërkojnë drejtësi, jo rikthim në atdhe Botë 3 d. më parë Të birësuarit ndërkombëtarë nga Koreja e Jugut kërkojnë drejtësi, jo rikthim në atdhe

Brenda disa ditësh doli se testi i ADN-së përputhej me të Presleyt dhe Vosslerit si të afërm të mundshëm.

Të dy pas shkëmbimit të mesazheve, u takuan në qershor 2021.