Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjyshja 82 vjeçe, DJ që po “çmend” të rinjtë me muzikën e saj

Gjatë ditës, Sumiko Iwamuro është në krye të një restoranti kinez, e cila punon aty për gjashtë dekada, ndërkaq gjatë natës ajo është DJ në një klub nate në Tokio ku edhe ka marrë pseudonimin Dj Sumirock.

E kjo nuk është e vetmja gjë që e bënë atë kaq të veçantë - Sumirock është plot 82 vjeçare, shkruan Reuters, përcjell Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fillimisht kur ajo ishte 70 vjeçare e kishte marrë përsipër të jetë DJ në ditëlindjen e djalit të saj, e më pas ajo ndoqi një shkollë për DJ ku edhe i mësoi të gjitha metodat për t’u bërë DJ me emër.

Shumë shpejt ajo i fitoi zemrat e publikut, ndërkaq tash ajo është një ndër më të kërkuarat në vend.

“Ajo ka kaq shumë energji përtej moshës që ka, është e barabartë me të gjithë të rinjtë këtu”, tha Fuminari Fujii, një 25 vjeçar nga ai klub i natës.

Muzika e saj është muzikë tekno bashkë me jazz, muzikë franceze dhe muzikë klasike e përzier.

E dhënë kaq shumë pas ëndrrës së saj, ajo shpreson se një ditë do të shkojë edhe në New York.

“Gjëja më e mirë që dua të bëj është që publiku të kënaqet me muzikën time”, tha ajo.