Gjigandi amerikan bankar, Citigroup së fundmi është përballur me një problem të madh, pasi gabimisht ka transferuar 175 milionë dollarë për Menaxhimin e Brigadës Kapitale, dhe fondi i mbrojtjes nuk i ka kthyer paratë.
Citigroup ngriti një proces gjyqësor të hënën në Qarkun Jugor të New York-ut, duke kërkuar kthimin e fondeve për të cilat tha se ishin transferuar në një “gabim operacional”.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se paratë janë pjesë e 900 milionë dollarëve që banka u transferoi në mënyrë aksidentale kreditorëve të kompanisë kozmetike.
Në reagimin e tij, Citigroup bën me dije se në lidhje me këtë duhet të dërgonte vetëm 1.5 milionë dollarë Brigade Capital, por pas gabimit operacional, ka ndodhur që të bëhet transferimi gabimisht i shumës 175 milion dollarë .
“Kur Citibank zbuloi gabimin, menjëherë u kërkoi marrësve që të kthejnë paratë e saj,” thuhet në një deklaratë të bankës së tretë më të madhe të Amerikës.
Një pjesë e përfituesve të këtyre parave të transferuara gabimisht i kanë kthyer tashmë ato, por Brigade jo. Citigroup këmbëngul se paratë i takojnë bankës dhe jo Revlon-it./abcnews.al
-
Banka në SHBA transferon gabimisht 1 miliard dollarë, mund t’i kthejë vetëm gjysmën
-
Një bankë aksidentalisht ia deponon 50 miliardë dollarë një familjeje
-
Mbappe po mendon ta padisë PSG-në
-
Trumpi deponon garancinë prej 175 milionë dollarëve, shmang sekuestrimin e pasurisë
-
Trumpi nuk arrin t’i sigurojë qindra milionë dollarë garanci për një rast gjyqësor