Qeveria e Gjeorgjisë ua ka ndaluar zyrtarëve qeveritarë të voziten në automobila me ngjyrë të zezë.
Kryeministri Giorgi Kvirikashvili tha se ky hap paraqet fundin e erës së xhipave të zi dhe kalimin në transportin e pranueshëm shoqëror.
Të gjitha shërbimet shtetërore janë të obliguara të paraqesin planin për blerjen e veturave të reja, ndërsa një pjesë e flotës do të jenë modele të pranueshme ekologjike, transmeton ksp.
Në fillim të këtij viti, Turkmenistani ndaloi përdorimin e automobilave të zi për të gjithë qytetarët, por arsyeja në këtë shtet ishte ndryshe- ngjyra e zezë “shkakton” aksidente.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas protestave dyjavëshe në Tbilisi, jep dorëheqje kryeministri
-
BE-ja pezullon udhëtimin pa viza për diplomatë e zyrtarë gjeorgjianë
-
Ish-futbollisti Kavelashvili zgjidhet president i Gjeorgjisë
-
“Ëndrra gjeorgjiane” venit ëndrrat e gjeorgjianëve
-
Zelensky vendos sanksione ndaj 19 anëtarëve të qeverisë së Gjeorgjisë