Arkeologët në Newfoundland kanë zbuluar atë që mund të jetë monedha më e vjetër angleze e gjetur ndonjëherë në Kanada.
Monedha e rrallë mendohet se është prerë para mbi 520 vjetësh. Ajo do të paraqitet në një sesion turistik më 2020.
Një ekip arkeologësh e studiuan monedhën dhe ranë në përfundimin se ishte prerë diku mes viteve 1493 dhe 1499, raporton BBC.
Arkeologu kryesor William Gilbert e quajti këtë një zbulim të madh. Më 2001 ekipi i Gilbertit patën gjetur një monedhë elizabetiane në të njëjtën zonë dhe në atë kohë ajo konsiderohej më e vjetra e gjetur në Kanada. Kjo që tani është gjetur, besohet të jetë rreth 60 vjet më e vjetër.
Artikuj të ngjashëm
-
Monedha e rrallë e New England mund të shitet për 300.000 dollarë në ankand
-
Në Angli zbulohet një monedhë kineze 1.000-vjeçare
-
Akulli unik 1.5 milionë vjet i vjetër shkrihet për të zbuluar misterin
-
Koleksioni 100 milionë dollarësh i monedhave del në ankand
-
Gjendet një grumbull monedhash të shekullit 11