Fundosja e Endurance, anija e Sir Ernest Shackletonit, e cila nuk është parë që kur u fundos në Detin Weddell më 1915, është gjetur gjatë ditës së sotme.
100 vjet pas vdekjes së Shackletonit, Endurance u gjet në një thellësi prej 3008 metrash në Detin Weddell, brenda zonës së kërkimit të përcaktuar nga ekipi i ekspeditës përpara nisjes së tij nga Cape Town, dhe afërsisht katër milje në jug të pozicionit të regjistruar fillimisht nga kapiteni Worsley.
Ekipi për gjetjen e saj punoi nga anija kërkimore dhe logjistike polare e Afrikës së Jugut, S.A. Agulhas II, në pronësi të Departamentit të Pylltarisë, Peshkimit dhe Mjedisit.
“Objektivat tona për Endurance22 ishin gjetja, vëzhgimi dhe filmimi i rrënojave, por edhe kryerja e kërkimeve të rëndësishme shkencore dhe zbatimi i një programi të jashtëzakonshëm shtrirjeje”, ka thënë shefi i Trustit të Trashëgimisë Detare të Falklands, Donald Lamont.
-
Gjetja e anijes së fundosur para 130 vjetësh konfirmon rrëfimin e dy të mbijetuarve
-
Fundoset nëndetësja afër Egjiptit, të paktën gjashtë të vdekur
-
Pas 12 vjetëve, një kryeministër britanik viziton nëndetësen top-sekrete bërthamore
-
Gjendet shëndosh e mirë britanikja që u zhduk para 52 vjetësh
-
Rishfaqet statuja e fundosur me “Titanikun”