Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjenden mbështjellës të çokollatës e të pijeve nga viti 1980

Mbështjellësit e çokollatës dhe kënaçet e pijeve që datojnë nga viti 1980 janë zbuluar pas prerjes së një gardhi në Essex të Britanisë së Madhe.

Siç raportoi BBC-ja, vullnetarë po mblidhnin mbeturina në një lagje të qytetit kur hasë në mbetjet 35-vjeçare.

Mes tyre ishte edhe mbështjellësi i çokollatës Marathon, që tash njihet si Snikers dhe kënaçe të pijes Pepsi.

Image

Tracey Menzies nga vullnetarët e pastrimit tha se ishte e pazakontë hasja në mbetje të tilla që nuk janë dekompozuar.

“Është trishtuese të gjenden ato, por është gjithashtu mirë kur i gjen dhe i asgjëson pas tërë kësaj kohe”, shtoi ajo.

Image
Image