Një ndeshje kriketi në Sri Lanka u ndërpre përkohësisht pasi një gjarpër kishte bllokuar fushën, shkroi Upi.
Ndeshja mes ekipeve Galle Titans dhe Dambulla Aura u ndërpre kur zvarraniku u fut në fushë, e u vu re nga personat anash fushës. Lloji i gjarprit u tha se ishte i paqartë.
Hello, stranger. Where is your accreditation card? ?
— LPL - Lanka Premier League (@LPLT20) July 31, 2023
Even the Sri Lankan wildlife can't resist the action at the LPL! ?#LPL2023 #LiveTheAction pic.twitter.com/R9Fa5k1D3p
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, dëgjohet duke deklaruar spikeri gjatë transmetimit të lojës.
Gjyqtari i përcolli gjarprin dhe e largoi jashtë fushës. Në vend të ngjarjes u ftua edhe ekipi i shpëtimit të kafshëve të egra për ta hequr drejt habitatit natyror.
Loja më pas rifilloi.