Një qytetar sot ka bërë një veprim të cilin Policia e ka vlerësuar si të jashtëzakonshëm ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi gjeti një shumë të konsiderueshme parash dhe menjëherë i ka dorëzuar ato në stacionin policor.
Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. S. ka dorëzuar një zarf të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit dhe në të cilin kishte 8000 euro.
Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit, ka thënë PK-ja.
“Ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj policisë”, ka thënë Policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Një qytetar në Gjakovë i dorëzon 15 mijë euro në Polici, pasi i kishte gjetur në rrugë
-
Qytetari në Rahovec i dorëzoi në Polici 10 mijë euro që i gjeti
-
Prizrenasi gjen 850 euro, i dorëzon në Polici
-
Qytetari nga Istogu e dorëzon në Polici kuletën që e gjeti plot me para e kartela bankare
-
Dy qytetarë dorëzojnë në Polici mbi 10 mijë euro të cilat ishin raportuar të humbura