Bill Gates ka hedhur poshtë preokupimin e Jeff Bezosit dhe Elon Musk për investim jashtë planetit Tokë. Në një intervistë, themeluesi i Microsoftit ka thënë se nuk është i interesuar për gjëra të tilla, dhe se për të e rëndësishme është mposhtja e sëmundjeve që po rrezikojnë botën.
“Nuk e di, jam i fiksuar me gjëra të tilla si malaria dhe HIVi, dhe heqja qafe e këtyre sëmundjeve”, ka thënë ai. I pyetur për hapësirën, miliarderi ka potencuar se ka mjaft për të bërë këtu.
“Hapësirë? Ne kemi shumë për të bërë këtu në Tokë”.
Intervistuesi këtë e quajti si fjali epike, duke “falënderuar” Gatesin “që nuk po përpiqet të ikë nga planeti Tokë me një anije kozmike”.
Artikuj të ngjashëm
-
Bill Gates synon të punojë edhe 20 apo 30 vjet
-
Bill Gates më parë do të paguante për vaksina sesa të shkonte në Mars
-
Gates: Zgjidhja e çështjes së COVID-it më e lehtë krahasuar me atë klimatike
-
Bill Gates tha se ka arsye për të pasur shpresë, por ende “nuk jemi jashtë rrezikut”
-
Bill Gates u kërkon falje punëtorëve për Epsteinin, pranon se kishte lidhje me dy ruse