Një numër i konsiderueshëm i tifozëve të futbollit në verilindje të Francës po e paguajnë çmimin për shkak së ishin më të zhurmshëm "se që duhet" gjatë festës për triumfin e Përfaqësueses së Francës në botërorin "Rusia 2018".
Ekipi i Francës, më 15 korrik në finalen e këtij turneu mposhti Kroacinë (4:2) për t'u shpallur kampion bote për herë të dytë. Kjo bëri që në rrugët e Francës të shpërthejë festë e madhe, përcjell Koha Ditore shkrimin e AFP-së.
Mirëpo, dy javë pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e qytetit Tergnier kanë marrë gjobat e trafikut, për shkak se u kanë rënë borive të veturave gjatë dhe në orët e vona të natës.
Policia e qytetit, të gjithë atyre që janë identifikuar për këtë veprim, ua ka shqiptuar nga një gjobë prej 35 eurosh....(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)