Fotografja e njohur kineze Laura Izumikava njihet ndër të tjera edhe për faktin se prezanton fotografi të vajzës së saj të vogël, e cila vishet me kostum kombëtar të vendeve të ndryshme.
Këtë herë Laura ka vendosur që vajzën e saj të vogël ta veshë me kostum kombëtar shqiptar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo veshje e bukur është nga Shqipëria. Shqipëria është një vend me bukuri mahnitëse. Unë e kam njohur Shqipërinë nga Nënë Tereza”, shkruan Laura në postimin e saj në rrjetin fotografik “Instagram”.
Fotoja në fjalë ka marrë deri tani më shumë se 29 mijë pëlqime nga njerëz të kombësive të ndryshme nëpër botë, shkruan shekulli. Vajza e saj quhet Joye Marie e se fotografja dhe e bija e mitur jetojnë prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.