Shpërthimi i vullkanit në Hawai është bërë edhe më i rrezikshëm, pasi shkrirja e gurëve dhe lavës në oqean ka bërë që të lirohen gazrat që janë shpërndarë në ajër dhe re të zeza.
Një burrë i veshur me pantallona të shkurtra dhe sandale është parë të shtunën, duke shkrepur fotografi të “detit” të lavës që ka përfshirë zonën e gjelbëruar në Puna të Hawait.
Vullkani Kilauea filloi të shpërthej dy javë më parë, dhe si pasojë qindra shtëpi janë djegur dhe mijëra banorë janë detyruar t’i braktisin pronat, dhe re të zeza hiri dhe tymi kanë vështirësuar trafikun ajror.
Derdhja e lavës nëpër zonën e gjelbëruar ka bërë që një person të lëndojë këmbën, ndërsa autori i fotografive të publikuara më poshtë është bërë hit në internet për guximin dhe dashurinë e madhe për fotografinë që të realizojë diçka artistike.
Ai ka rrezikuar jetën që të realizojë një set fotografik me të cilin ka dokumentuar rrezikun dhe dëmet që po i shkakton lava e vullkanit Kilauea. Lava është zgjeruar në 24 kilometra dhe është duke u derdhur në oqean në pjesën jugore të gjirit.
{gallery}
-
Hawaii në hall me turistët që ndjekin vullkanet
-
Shpërthen vullkani në Hauai, plagosen 23 turistë
-
Kilauea nxjerr masën më të ngrohtë dhe më të shpejtë të lavës deri më tani
-
Vullkani në Hawaii shkatërron dhjetëra shtëpi
-
“Apokaliptike”, njerëzit hidhen në oqean për t’u shpëtuar zjarreve në ishujt e Hawaiit